Trump: Nëse dikush vret në Washington, do dënohet me vdekje
Presidenti Donald Trump njoftoi se administrata e tij synon të kërkojë dënimin me vdekje për rastet e vrasjeve që ndodhin në Washington, DC, kryeqytetin amerikan.
Gjatë një takimi me anëtarë të Kabinetit, Trump u shpreh qartë:
“Nëse dikush vret dikë në kryeqytet, do të ketë dënim me vdekje. Kryeqyteti, dënim me vdekje. Nëse dikush vret dikë në Washington, DC, ne do të kërkojmë dënimin me vdekje.”
Presidenti e konsideroi këtë hap si një “parandalim shumë të fortë,” duke shtuar: “Nuk e di nëse jemi gati për këtë në këtë vend… por nuk kemi zgjedhje.”
Ai theksoi se masa do të aplikohet vetëm në Washington, DC, ndërsa shtetet e tjera do të kenë lirinë për të vendosur vetë mbi çështjen e dënimit me vdekje.
Megjithatë, mbetet e paqartë mënyra se si do të zbatohet ky urdhër, pasi në Washington, DC nuk ekziston dënimi me vdekje, megjithëse qeveria federale e përdor atë. Ndryshe nga pjesë të tjera të vendit, rastet e vrasjeve lokale në Gjykatën Superior të DC-së trajtohen nga prokurorët federalë.
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 21:51 Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
- 21:46 Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut