Besonin se brenda ishte Ursula von der Leyen, protestuesit bullgarë godasin makinën

1 Shtator 2025 | 12:00

Të dielën, Partia nacionaliste bullgare “Ringjallja” (Vazrazhdane) u përpoq të ndalonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të hynte në një fabrikë armësh në qytetin Sopot.

Protestuesit sulmuan një automjet për të cilin besonin se ajo ndodhej brenda.

Kostadin Kostadinov, lideri i “Ringjalljes”, i njohur për thirrjet për dalje të Bullgarisë nga NATO, organizoi protestën së bashku me një parti tjetër nacionaliste, Velichie. Ata kundërshtojnë bashkëpunimin me BE-në dhe kërkojnë mbrojtje të ashpër të “sovranitetit kombëtar”.

Në një video të shpërndarë nga Kostadinov në rrjetet sociale, shihet një makinë e zezë e bllokuar nga protestuesit, e cila goditet me pankarta dhe rrethohet nga turmat që valëvisnin flamuj bullgarë dhe rusë.

Protestuesit dëgjohen duke thirrur “nazistë”, ndërsa Kostadinov debatonte me policinë.

Nuk është konfirmuar nëse von der Leyen ndodhej në makinë. Sipas Kostadinovit, ajo erdhi në fabrikë me helikopter, jo me automjet ndërsa Von der Leyen vazhdoi vizitën, pavarësisht protestave

Megjithatë, vizita e von der Leyen në fabrikën ushtarake nuk u pengua. Ajo vizitoi objektin së bashku me kryeministrin Rosen Zhelyazkov dhe liderin e partisë GERB, Boyko Borissov, si pjesë e një turi që përfshiu edhe Poloninë dhe Finlandën – vende që ndodhen pranë kufijve lindorë të BE-së.

Von der Leyen tha:

“Ky është pikërisht lloji i projektit që duam të shohim. Krijon vende pune dhe rrit kapacitetin e mbrojtjes”.

Ajo vlerësoi planet për të ndërtuar një uzinë të re baruti dhe për të rritur prodhimin e predhave të artilerisë, në përputhje me standardet e NATO-s. Ajo gjithashtu sugjeroi se Bullgaria mund të përfitojë fonde shtesë nga programi i BE-së për mbrojtjen, SAFE.

Partia Ringjallja, protestues të rregullt kundër BE-së

Kostadinov ka sulmuar më parë drejtuesit bullgarë, duke i quajtur “shërbëtorë të von der Leyen” dhe BE-në një “civilizim të degraduar”. Partia e tij organizon rregullisht protesta anti-BE dhe ka kërkuar daljen e Bullgarisë nga Unioni.

Mbështetësit e partisë kanë vandalizuar më parë zyrën e delegacionit të BE-së në Sofje, duke hedhur bojë të kuqe dhe duke tentuar t’i vënë flakën derës.

Protesta e së dielës përfaqëson një përshkallëzim të tensioneve mes qeverisë pro-evropiane dhe grupeve nacionaliste që kundërshtojnë nismat e mbrojtjes të BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026