Tragjedi në Greqi, gruaja lind në shtëpi dhe ndërron jetë bashkë me foshnjën
Një ngjarje tragjike ndodhi të mërkurën pasdite në Patisia të Greqisë, ku një grua u gjet e vdekur në apartamentin e saj, menjëherë pasi kishte lindur e vetme në shtëpi.
Edhe foshnja e porsalindur u gjet pa shenja jete, me kordonin e kërthizës të prerë, ndërsa gjithçka kishte ndodhur para syve të dy fëmijëve të saj të mitur, të moshave 3 dhe 5 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja me shtetësi greke ishte në një fazë të avancuar të shtatzënisë dhe pritej të lindte në ditët në vijim.
Bashkëshorti i saj, me origjinë nga Gjeorgjia, u shpreh për autoritetet se ishte alarmuar kur nuk kishte mundur ta kontaktonte, pasi telefoni i saj ishte i fikur.
Ai u kthye me urgjencë në banesën e tyre në Patisia dhe pa gruan e tij dhe të porsalindurin të shtrirë në dyshemenë e dhomës së ndenjjes, pa ndjenja.
Sipas dëshmisë, ai së bashku me një fqinj u përpoq ta ringjallte gruan përmes CPR-së, por pa rezultat.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa pritet që ekspertiza e mjekut ligjor të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e vdekjes së nënës dhe foshnjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta