Paskal Milo: Berisha është “kafshë politike”, e ka të vështirë të tërhiqet

19 Maj 2021 | 21:51

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo thotë se nuk beson se Sali Berisha do të tërhiqet nga politika, pavarësisht vendimit të DASH, i cili e shpalli atë person të padëshirueshëm në SHBA.

“Të gjithë e njohim z.Berisha, përdoret shpesh një term që është “kafshë politike”, që e ka dëshmuar dhe duke e njohur nga jashtë karakterin e tij ai do ta ketë shumë të vështirë që të tërhiqet. Z.Berisha për moshën që ka mund tërhiqej morlaisht, mund të shkruante kujtime edhe pse ka deklaruar se nuk do të shkruajë kujtime dhe unë e kam dëgjuar vetë, por do të duhej të ri-përshtatej në kushtet në të cilat është, por unë jam skeptik se do ta bëjë një veprim të tillë”,  tha ai.

Duke folur në “Ilva Now”, z. Milo u shpreh se Berisha “politikën dhe jetën aktive e ka si ajri” dhe në këtë pikëpamje shton ai, tërheqja e tij nga skena politike shqiptare duket e parealizueshme.

“Ai siç ju thashë, politikën, mikrofonin dhe jetën aktive e ka si ajri. Me PD do ketë një distancim formal, do ketë edhe institucional dhe nuk besoj se z. Berisha do të zgjidhet anëtar i kryesisë. E vë në dyshim nëse ai do të gjejë forcë morale për t’u tërhequr edhe si deputet, sepse kjo sipas tij do të ishte shenjë dobësie”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021