Lehtësimi i masave në Evropë, festë në Lituani, Portugalia hap plazhet

20 Maj 2021 | 12:34

Është momenti i gëzimit. “Leja e gjelbër” në Austri tregon statusin e vaksinimit dhe hap rrugën për të shijuar restorantet, birraritë dhe pika të tjera argëtimi ku njerëzit mund të takohen me miqtë, por dhe me kancelarin e vendit.

Sebastian Kurz përfitoi nga lehtësimi i kufizimeve, i mundësuar nga rënia e kuotës së infektimeve në Austri dhe avancimi i procesit të vaksinimit.

“Falë Zotit kemi një kuotë infeksionesh më të ulët nga parashikimet. Ndaj mund të hapemi me ndërgjegje të plotë. Shoh fytyra të gëzuara mes personave përgjegjës për kulturën, sportin, turizmin dhe gastronominë. Është një ditë gëzimi, pas muajsh të tërë mbyllje,” – u shpreh kancelari i Austrisë.

Edhe në Lituani ka pasur festë. Kufizimet filluan të lehtësohen me shërbimet në ambientet e hapura në bare e kafene, por nga e hëna gjërat do të shkojnë më tej, pasi është dita kur qeveria do të lëshojë të ashtuquajturën “pasaporta e shansit”.

Certifikatat e imunitetit do t’u lejojnë zotëruesve të shijojnë vakte brenda restoranteve, për herë të parë në shumë muaj.

Gjithashtu, poseduesve të pasaportës do t’u ofrohen aksese të tjera. Qëllimi i nismës është nxitja e të rinjve për t’u vaksinuar. Rihapja në Lituani është pritur prej kohësh.

“Jemi shumë të lumtur nga ky vendim. Kur dyqanet tona u mbyllën në dhjetor nuk e kishim menduar kurrë se mbyllja do të zgjaste kaq, as në makthet tona,” – tha Rimantas Perveneckas, pronar i një kompanie shitjesh.

Edhe në Portugali, rregullat e reja për plazhet janë pjesë e lehtësimeve. Maskat duhen mbajtur dhe duhet respektuar distancimi prej 1.5 metra mes individëve të shtrirë në rërë dhe tre metra mes shezlongëve.

Nëse plazhi është në 50% të kapaciteteve, atëherë do të ngrihet flamuri i verdhë dhe lojërat me top do të lejohen, ndërsa nëse ngrihet i kuqi, do të thotë se plazhi është i mbipopulluar.

Lexoni gjithashtu:

BE dhe Pfizer firmosin marrëveshjen për 1.8 miliardë vaksina të tjera

Vaksinimi në Ballkan, Bullgaria fton qytetarët maqedonas, në Serbi vaksinohet ushtria

Diskutohet lejimi i hyrjes në BE për të vaksinuarit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026