Pas 11 ditë luftimesh, arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit
20 Maj 2021 |
21:48
Izraeli ka bërë të ditur se ka arritur dakordësi për vendosjen e një armëpushimi ne konfliktin e armatosur me Hamasin, që zgjat prej 11 ditësh.
Arritja e armëpushimit, për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, dukej gjithnjë e më afër gjatë ditës së enjte. Burime të ndryshme treguan se përpjekja e ndërmjetësimit, e udhëhequr nga Egjipti dhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara Tom Wenesland në Katar, dha rezultatin e dëshiruar.
Kabineti qeveritar në Izrael u mblodh gjatë ditës së enjte për të diskutuar ndaljen e ofensivës në Gaza, pas apelit të Presidentit amerikan Joe Biden. Edhe organizata islamiste, Hamas konfirmoi se është arritur një armëpushim me Izraelin që do të hyjë në fuqi në orën 02:00 të ditës së premte.
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta