Spanja çel dyert për turistët e vaksinuar nga 7 qershori

22 Maj 2021 | 17:31

Spanja do të lejojë hyrjen e turistëve që vijnë nga vende jashtë Bashkimit Europian dhe që janë vaksinuar kundër COVID-19 duke nisur nga 7 qershori, deklaroi Kryeministri Pedro Sanchez.

Rregulli i ri vlen për të gjithë pasagjerët, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara, tha Sanchez gjatë një panairit ndërkombëtar të turizmit FITUR në Madrid.

Një ditë pasi Bashkimi Europian arriti marrëveshjen e shumëpritur për certifikatat digjitale të vaksinave, Sanchez tha se turizmi do të jetë shtylla kryesore e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Nga 24 maji, Spanja do të lejojë gjithashtu dhe hyrjen e turistëve nga vende jashtë BE që cilësohen me rrezik të ulët, të cilët nuk do të kenë nevojë as të paraqesin test negativ PCR.

Britania, tregu më i madh i turistëve të huaj për Spanjën do të jetë pjesë e listës, ashtu si dhe Australia, Zelanda e Re, Izraeli, etj.

“Ata janë të mirëpritur – më se të mirëpritur – pa kufizime dhe as kontrolle shëndetësore” tha para mediave Sanchez.

Kryeministri ka parashikuar që hyrjet në vend të arrijnë të paktën 30 për qind deri në 40 për qind të shifrave të 2019, ndërkohë që shifrat e turistëve të huaj ranë me më shumë se 80 për qind në 2020 prej masave të pandemisë.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026