Flakët përfshijnë pyjet në Greqi e Spanjë, mijëra hektarë të djegur

22 Maj 2021 | 21:20

Më shumë se 4 mijë hektarë pyje u shkatërruan nga zjarri që filloi natën e së mërkurës në njësinë rajonale të Korinthit, në Greqi dhe që u shtri në rajonin e Atikës, në perëndim të Athinës.

Deri në orët e vona të së premtes situata u përmirësua disi, por të gjitha forcat zjarrfikëse vazhduan punën për të shuar zjarret.

Mbi 450 efektivë dhe 123 makina zjarrfikëse, 18 avionë, një helikopter, si dhe disa njësi ushtarake u angazhuan për të shpëtuar botën e egër.

Ndërkohë, disa qindra punonjës të shërbimeve të emergjencës luftuan të premten me zjarret e mëdha që përfshinë pyjet në ishujt Kanarie.

Re të zeza tymi u ngritën në pyllin në Ariko, komuna e dytë më e madhe në Tenerife, pjesë e zinxhirit të ishujve spanjollë.

Në Rusi, disa qindra banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre në Khakasia, pasi përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura dhe shkrirja e dëborës mbeten ende problematike në rajon.

Autoritetet ruse kanë vënë në dispozicion varka për të shpëtuar qytetarët. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026