21 të vdekur nga temperaturat e ulëta gjatë një maratone në Kinën veriperëndimore
Njëzet e një persona që ishin duke vrapuar gjatë një maratone malore në Kinën veriperëndimore kanë humbur jetën.
Gara prej 100 kilometrash u mbajt të shtunën në sitin turistik “Yellow River Stone Forest” në qytetin Baiyin në provincën Gansu.
Gjithçka ndodhi, pas breshërit, erërave të furishme dhe uljes së menjëhershme të temperaturës.
Pas një operacioni shpëtimi gjatë gjithë natës, mes temperaturave të ulëta, ku u përfshinë më shumë se 700 persona, ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të konfirmonin që 151 njerëz ishin të sigurt nga gjithsej 172 pjesëmarrës.
Njëzet e një kishin vdekur, sipas Agjencisë Zyrtare të Lajmeve Xinhua.
Vrapuesit po garonin në një shteg jashtëzakonisht të ngushtë malor në një lartësi që arrinte 2.000-3.000 metra.
Pjesëmarrësit në garë nuk ishin të veshur për kushte të ngjashme me dimrin, shumë prej tyre ishin veshur hollë.
Kryebashkiaku i qytetit Baiyin Zhang Xuchen mbajti një konferencë shtypi të dielën dhe kërkoi ndjesë thellësisht si organizatori i ngjarjes.
“Ne shprehim ngushëllime dhe simpati të thella për familjet e viktimave dhe të plagosurve”, tha kryetari.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta