Shefi i kuzhinës që pjek pica në llavën e vullkanit Pacaya

23 Maj 2021 | 21:26

Vullkani Pacaya i Guatemalës filloi të shpërthente në shkurt.

Shefi i kuzhinës David Garcia ka përfituar nga llava e vullkanit për të krijuar një përvojë të re të të ushqyerit.

Ku është vullkani Pacaya?

Pacaya është një nga tre vullkanet aktive në Guatemalë. Ndodhet rreth 25 kilometër në jug të kryeqytetit të vendit, Guatemala City.

Përpara një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në vitin 1961, vullkani ishte i fjetur për rreth 70 vjet. Që atëherë, rajoni ka përjetuar shpërthime të rregullta dhe ka qenë një zonë me aktivitet të lartë vullkanik.

“Gjatë shpërthimeve të këtij viti, hiri i Pacaya ka zbritur deri në 500 metra nga karteri i saj, i vendosur 2.5 kilometra në jug-perëndim të konit,” – deklaroi Instituti Vulcanology.

Aktiviteti i lartë vullkanik ka sjellë si rezultat një rrjedhje llave 2.2 kilometër të gjatë në krahun perëndimor të vullkanit.

Është pikërisht kjo rrjedhje e llavës e cila i ka mundësuar shefit David Garcia një kuzhinë të re.

Pas disa eksperimenteve me gatimin, David tani ofron një përvojë unike të të ushqyerit për vizitorët të cilët dëshirojnë një picë të pjekur në flakët e llavës.

“Ishte e vështirë për mua të mësoja teknikën, në mënyrë që të mos digjja picën,” – shpjegon David Garcia.

“Është e rrezikshme të jesh në breg të llavës sepse temperaturat janë shumë të larta, arrijnë deri në 2000 gradë, kështu që më është dashur të shoh drejtimin e erës, që nxehtësia e llavës të mos ndikojë tek unë,” – përfundoi shefi i kuzhinës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026