Mitsotakis: Greqia dhe Egjipti akord për të ardhmen e manastirit të Shën Katerinës
Greqia dhe Egjipti arritën një marrëveshje mbi të ardhmen e manastirit të Shën Katerinës, një nga vendet më të vjetra të adhurimit të krishterë në botë, i vendosur në Gadishullin Sinai, rrëzë malit Sinai të Egjiptit, tha sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Mitsotakis theksoi se marrëveshja garanton ruajtjen e karakterit të manastirit përgjithmonë, si dhe ndalimin e çdo konvertimi të manastireve dhe vendeve të tjera fetare, raportoi Reuters.
Marrëdhëniet midis Athinës dhe Kajros u përkeqësuan pasi një gjykatë egjiptiane vendosi në maj se manastiri i shekullit të 6-të, i vendosur në tokë shtetërore, ka të drejtë të përdorë vetëm tokën në të cilën ndodhet, si dhe vendet arkeologjike dhe fetare përreth.
Pas negociatave, të dy vendet finalizuan një marrëveshje jashtëgjyqësore, e cila do të nënshkruhet nga udhëheqja e manastirit dhe autoritetet egjiptiane.
Manastiri, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s, është menaxhuar nga Kisha Ortodokse Greke për shekuj me radhë.
Manastiri i Shën Katerinës është manastiri më i vjetër i krishterë që përdoret ende në funksionin e tij origjinal.
Biblioteka e tij përmban një nga koleksionet më të gjera të dorëshkrimeve të hershme të krishtera.
LEXONI GJITHASHTU:
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)