Incidentet e dhunshme gjatë protestave, 20 fermerë grekë nën akuza të rënda (FOTO)
Autoritet greke kanë nisur një çështje penale me akuza të rënda ndaj të paktën 20 fermerëve që morën pjesë në incidentet e dhunshme të regjistruara të hënën me policinë në Heraklion dhe Hania.
Ndaj fermerëve janë ngritur akuza si tentativë vrasjeje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, përdorim arme, lëndim i rëndë trupor, prishje e qetësisë dhe pengim i transportit.
Fermerët që dyshohet se luajtën një rol kryesor në episodet e shkatërruan makina patrullimi, sulmuan oficerët e policisë me gurë, duke plagosur nëntë persona. 4 persona janë arrestuar pas incidenteve në aeroporteve të Heraklionit dhe Hanias.
Në Patra, fermerët u përpoqën të futeshin në portin e qytetit dje, ndërsa po shqyrtojnë bllokimin e urës Rio-Antirio. Gjithashtu, të hënën pasdite, fermerët nga Karditsa bllokuan zyrën e Ministrit të Zhvillimit Rural, Kostas Tsiaras duke hedhur kashtë.
Fermerët nga bllokada e Nikaias dje pasdite bllokuan anët e rrugëve për dy orë, duke dhënë mesazhin se mund ta shtrëngojnë kordonin për sa kohë që problemet e tyre nuk zgjidhen. Në të njëjtën kohë, shumë bllokada po hapin dhe mbyllin pikat ku janë ngritur.
Është e qartë se fermerët vazhdojnë të përshkallëzojnë luftën e tyre në të gjithë Greqinë. Të mërkurën fermerët nga Magnezia dhe peshkatarët nga rajoni do të bllokojnë portin tregtar të Volosit, duke protestuar për çmimet e ulëta të produkteve të tyre. Në të njëjtën kohë, këtë pasdite në Nikea, ata po takohen për të përcaktuar hapat e tyre të ardhshëm dhe po përgatiten për një veprim të rëndësishëm në Larisa.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut


