Nga Brukseli në Tokio, në kryeqendrat e botës ndizen dritat e festave

9 Dhjetor 2025 | 16:51

Ndërsa viti i ri po afrohet, kryeqendrat më të mëdha të globit janë zhytur në dritë dhe ngjyra.

Nga Brukseli në Londër, nga Vjena në Berlin e deri në Tokio, qytetet janë veshur me dekorimet e Krishtlindjes, duke tërhequr mijëra vizitorë çdo ditë në tregjet dhe sheshet e tyre festive.

Në Londër, rrugët karakteristike shndriten nga vargjet e pafundme të dritave në formë engjëjsh dhe yjesh.

Tregu i Krishtlindjes dhe dritat festive kanë pushtuar qendrën e Vjenës, ku në tavolina mbizotëron vera e nxehtë karakteristike.

Berlini dhe Parisi mahnisin me videoprojeksione madhështore mbi ndërtesat më të rëndësishme, duke krijuar një spektakël drite për banorët dhe turistët.

Zagrebi, që prej tre vitesh radhazi shpallet si destinacioni më i bukur i festave në Europë, shtrihet përtej sheshit qendror me aktivitete, tregje dhe një pistë patinazhi që tërheq të vegjël e të rritur.

Edhe në Kiev, pavarësisht sfidave të luftës, dritat me ngjyrat e flamurit ukrainas dhe tregu i Krishtlindjes përpiqen të sjellin një rreze gëzimi për qytetarët.

Magjia e festave ka mbërritur deri në Taipei, ku dritat shumëngjyrëshe transformojnë kryeqytetin e Tajvanit.

Nga një shtet në tjetrin, bota ndriçohet nga e njëjta dëshirë për ngrohtësi, shpresë dhe gëzim, teksa qytetet mirëpresin sezonin më të dashur të vitit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026