Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

28 Qershor 2026 | 19:47

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të diele shënohet dita e 29-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar.

Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.

Edhe në protestën e sotme nuk mungon prania e fëmijëve të mitur të cilët prindërit e tyre kanë vendosur t’i marrin me vete në marshim. Disa prej të miturve shihen me qeleshe dhe rroba me motive shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026