Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

28 Qershor 2026 | 18:34

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e ISHP këshillojnë popullatën që të jetë e kujdesshme dhe të shmangen daljet në orët e pikut.

“Gjithë popullata është e rrezikuar. Të moshuarit ose të sëmurët kronikë, që kanë probleme të shëndetit, duhet të monitorojnë herë pas herë tensionin, duhet të monitorojnë diabetin, duhet të qëndrojnë në ambiente të freskëta, duhet të kenë kujdes në marrjen e medikamenteve dhe të mbeten gjithmonë në kontakt me mjekun e familjes apo me mjekun specialist”, tha specialistja, Rudina Çumashi.

Ndërsa apelojnë për konsum të ushqimeve të shëndetshme ata rikujtojnë të bëhet kujdes pasi mund të rrezikojnë helmimet.

“Një kujdes të veçantë duhet të kemi dhe për ushqyerjen në këto temperatura të larta. Do të ushqehemi me vakte të lehta, me ushqime të lëngshme, të pasura me perime të stinës të freskëta, si dhe konsumimi i frutave.

Por duhet të kemi kujdes me procesin e përgatitjes dhe të ruajtjes së ushqimeve, pasi temperaturat e larta favorizojnë prishjen e tyre dhe mund të rritin rrezikun për diarre, për të vjella apo për helmim nga ushqimi”, shtoi ajo.

Kujdes duhet bërë edhe në kohën që frekuentohen plazhet dhe pishinat, pasi veç djegieve nga dielli, ujërat mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme në lëkurë , ndaj kërkohet ruajtja e higjienës personale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Mbajtën peng klienten pas debatit për frigoriferin, arrestohen një burrë dhe një grua në Tiranë, goditën dhe policin

Dy pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një klienteje të tyre, pas një...
14:03 | 28/06/2026