Ngërçi për krijimin e koalicionit qeverisës në Izrael, sot përfundon afati i opozitës

2 Qershor 2021 | 11:29

Partitë opozitare në Izrael janë duke garuar me kohën për të arritur formimin e një koalicioni qeverisës, çka mund t’i jepte fund qeverisjes 12-vjeçare të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Afati i tyre përfundon sonte në mesnatë.

Në vetëm dy vite në Izrael janë zhvilluar katër zgjedhje të përgjithshme duke e lënë vendin në një ngërç politik, ndërsa kryeministri Netanyahu është në gjyq për akuzat korrupsion dhe mashtrim.

Kundërshtarët e tij kanë bashkuar forcat për të formuar një qeveri dhe për ta lënë 71-vjecarin jashtë pushtetit, por ndërsa opozitari, Lapid dhe ekstremisti nacionalist, Bennet kanë arritur të bien dakord për një qeverisje me rotacion mes tyre, ka ende mosmarrëveshje rreth disa emërimeve politike.

Ata po hyjnë në orët e fundit për të arritur një marrëveshje dhe media izraelite raporton se Lapid me shumë gjasa do të shpallë koalicionin gjatë ditës së sotme.

Ai duhet të informojë presidentin Rivlin se ka formuar një koalicion me shumicë qeverisëse me të paktën 61 vende në parlament. Asambleja do të duhet të mblidhet brenda një jave për të dhënë votëbesimin.

Nëse Lapid humbet afatin e mesnatës, vendi pritet të shkojë serish në zgjedhjet e pesta në pak më shumë se dy vjet, dhe Netanyahu do të kishte një shans tjetër për të mbajtur pozicionin e tij.

Një qeveri emergjente u formua vitin e kaluar midis Netanyahut dhe ish-shefit ushtarak Gantz për të luftuar pandeminë e coronavirusit, por shpejt u zhyt në grindje politike dhe qeveria ra në dhjetor. Kjo qeveri mbetet në fuqi si qeveri kujdestare.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026