Kërcënimet dhe operacionet e SHBA-së, Irani i ofron ndihmë Venezuelës
Diplomacia e Venezuelës raportoi se Irani propozoi bashkëpunim në të gjitha fushat për t’u përballur me kërcënimet e SHBA-së. Propozimi erdhi gjatë një bisede telefonike midis ministrave të jashtëm të të dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i vendit, Ivan Hill tha se biseda me kreun e diplomacisë iraniane kishte të bënte me zhvillimet e fundit në Karaibe, në veçanti kërcënimet, aktet e piraterisë nga SHBA-të dhe vjedhjen e anijeve që transportojnë naftë venezueliane.
“Venezuela pranoi shprehjen e solidaritetit absolut nga qeveria e Republikës Islamike të Iranit, si dhe ofertën e saj për bashkëpunim në të gjitha fushat për të luftuar piraterinë dhe terrorizmin ndërkombëtar që SHBA-të kërkojnë ta imponojnë me forcë”, shtoi ai pas bisedës me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi.
Irani i ka ofruar ndihmë Venezuelës për ta furnizuar me karburant, ushqim dhe ilaçe. Irani konsiderohet si një nga aleatët kryesorë të presidentit venezuelian Nicolas Maduro, i cili shprehet se SHBA po tenton të kryejë një komplot për ta rrëzuar atë nga qeveria.
SHBA-të kanë vendosur një armatë anijesh luftarake dhe dhjetëra avionësh ushtarakë në muajt e fundit, në emër të një operacioni të supozuar për të luftuar trafikun e drogës. Që nga fillimi i këtij muaji, ata kanë sekuestruar dy cisterna që transportonin naftë venezueliane, si pjesë e “bllokadës totale” të shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 16:13 Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
- 15:54 Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 15:41 Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin