Kim Jong Un: Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë

27 Dhjetor 2025 | 17:02

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin teksa thekson se lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Sipas Kim Jong Un viti 2025 ishte një vit vërtet i rëndësishëm në aleancën midis Phenianit dhe Moskës duke theksuar se kjo marrëdhënie e mirë u krijua nga dërgimi i mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në rajonin rus Kursk në gusht.

Kim më parë ka raportuar se nëntë ushtarë të Koresë së Veriut u vranë gjatë vendosjes së tyre 120-ditore në Rusi.  Të dy vendet e kanë forcuar ndjeshëm bashkëpunimin e tyre ushtarak që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Përveç dërgimit të trupave në rajonin rus të Kurskut, Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me predha artilerie dhe raketa. Në këmbim, Moska i ka dërguar Phenianit teknologji ushtarake, si dhe ndihmë ekonomike, ushqimore dhe energjetike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026