Tensione të forta në Vlorë, qytetarët bllokojnë bulevardin: Duam ujë! Gazetari jep detajet
Pasditen e kësaj të diele, shumë qytetarë në Vlorë janë mbledhur për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm që vazhdon prej tre ditësh.
Ata hynë brenda Teatrit “Petro Marko”, duke ndërprerë shfaqjen, dhe dolën në duar me bidonë bosh si formë proteste.
Me mbërritjen e forcave të policisë, qytetarët dolën në rrugë, duke shprehur pakënaqësinë për situatën.
Gazetari i Euronews raportoi se linja kryesore e qytetit ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe përpjekjet për riparim nuk kanë dhënë rezultat. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe jashtë vendit, por nuk ka ardhur asgjë, gjë që ka irrituar më tej qytetarët, të cilët kanë mbetur pa ujë.
Qytetarët shprehen se nuk mund të lahen, nuk mund të përdorin tualetin dhe kërkojnë zgjidhje urgjente. Disa thonë se kanë fëmijë të vegjël dhe kanë nevojë për ujë. Një qytetar, duke mbajtur bidonin bosh lart, u shpreh: “Duam ujë!”.
Disa prej tyre kanë bllokuar Bulevardin “Ismail Qemali” për të tërhequr vëmendjen. “Duam ujë, nuk duam koncerte,” thanë qytetarët. Njëri prej tyre shtoi: “Jam emigrant, këtë rrugë e kam bllokuar edhe në 1997, tani po e bllokoj përsëri. Erdha me pushime dhe gjeta shtëpinë pa ujë. Në Itali nuk ndodh të mungojë uji qoftë edhe për një orë pa ujë. Është turp.”
Një djalë i ri tha se protesta është për shkak të gjendjes alarmante, pasi çdo herë në festa, sipas tij qyteti mbetet pa ujë. Ai shtoi se qytetarët kanë nevoja bazike për ujë të pijshëm. Një tjetër qytetar u shpreh me ironi: “Po mbushim ujë në det, si në kohën e Baba Qemos.” Një tjetër i ri që kishte ardhur nga Italia për festa deklaroi: “Nuk jetohet kështu pa ujë.”
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit