BE reagon pas takimit Trump-Zelensky: U shënua një përparim i mirë
28 Dhjetor 2025 |
23:54
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas takimit mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymir Zelenki ku u diskutuan negociatat për paqen.
“Patëm një bisedë të mirë, që zgjati rreth një orë, me Presidentin e SHBA-së, Trump, Presidentin Zelensky dhe disa liderë evropianë, për të diskutuar takimin e sotëm mbi negociatat e paqes. U shënua një përparim i mirë, të cilin e mirëpritëm.
Evropa është e gatshme të vazhdojë të punojë me Ukrainën dhe partnerët tanë amerikanë për të konsoliduar këtë përparim. Thelbësore për këtë përpjekje është që të ketë garanci të pathyeshme sigurie që nga dita e parë”, – deklaroi von der Leyen në një reagim në rrjetin X.
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta