Përplasen dy helikopterë në New Jersey, një pilotë humb jetën dhe tjetëri plagoset rëndë
Një pilotë ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda pasi dy helikopterë u përplasën në ajër të dielën në New Jersey, tha policia lokale.
Departamenti i Policisë së Hammontonit raportoi se njëri prej helikopterëve ishte përfshirë nga flakët në kohën kur u rrëzua në tokë dhe shërbimet e emergjencës po punonin për të shuar zjarrin.
Vetëm pilotët ishin në bord të secilit avion, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një deklaratë, duke shtuar se do të ketë një hetim për atë që çoi në përplasje.
Sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, në përplasje u përfshi helikopteri Enstrom 280C dhe helikopteri Enstrom F-28A, dhe përplasja ndodhi rreth orës 11:25 EST sipas orës lokale. Të dy helikopterët janë avionë të lehtë që zakonisht mbajnë tre persona ose më pak.
Ndërkohë, në janar, një helikopter ushtarak u përplas me një avion pasagjerësh në Uashington DC, duke vrarë 67 persona.
Të dhënat e FAA-s tregojnë se shkalla e aksidenteve vdekjeprurëse me helikopterë ka rënë mesatarisht gjatë tre viteve të fundit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta