VIDEO/ Reshjet e rrëmbyeshme në Spanjë shkaktojnë tre viktima
Reshjet intensive të shiut në rajonin e Andaluzisë kanë shkaktuar qindra ndërhyrje të shërbimeve emergjente dhe kanë marrë jetën e tre personave, sipas autoriteteve rajonale.
Viktima e parë u gjet në provincën e Malagës, pasi ishte raportuar e zhdukur bashkë me një person tjetër, kur furgoni me të cilin udhëtonin u rrëmbye nga një lumë. Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga Guardia Civile, zjarrfikësit, Mbrojtja Civile dhe shërbime të tjera emergjente. Trupi i viktimës së dytë u gjet në mesditë; dy personat ishin të moshës 53 dhe 54 vjeç.
Ndërkohë, autoritetet konfirmuan edhe gjetjen e trupit të një 18-vjeçari të zhdukur në Íllora, në provincën e Granadës.
Malaga regjistroi numrin më të lartë të incidenteve, gjithsej 343, e ndjekur nga Granada me 58 dhe Almeria me 48. Edhe provinca të tjera të Andaluzisë raportuan incidente të izoluara. Situatat më të shpeshta përfshinin përmbytje të shtëpive, garazheve dhe rrugëve, mbyllje akseve rrugore, automjete të bllokuara nga uji dhe balta, si dhe rrëshqitje shkëmbinjsh, veçanërisht në zonat rurale dhe malore.
Qeveria rajonale aktivizoi Planin e Emergjencës për Rrezikun e Përmbytjeve për të koordinuar burimet dhe garantuar sigurinë publike. 36 bashki zbatuan plane territoriale të mbrojtjes civile, kryesisht në zonat më të prekura.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes. Shërbimet e emergjencës vijuan të këshillojnë vigjilencë të lartë, pavarësisht përmirësimit të kushteve të motit dhe heqjes së shumicës së paralajmërimeve, duke rekomanduar shmangien e udhëtimeve të panevojshme dhe moskalimin e zonave të përmbytura ose rrjedhave ujore aktive.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta