Valuta vendase zhvlerësohet ndaj dollarit, shpërthejnë protestat anti-qeveritare në Iran
Tregtarët iranian dhe dyqanxhinjtë mbajtën ditën e dytë të protestave të hënën në Iran, pasi valuta e vendit ra në një rekord të ri përballë dollarit amerikan.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa qindra njerëz të grumbulluar në Rrugën Saadi, në qendër të Teheranit, si dhe zonën Shush pranë Pazarit të Madh, që luajti një rol kyç në Revolucionin Islamik të vitit 1979, që rrëzoi monarkinë dhe solli në pushtet rendin islamik.
Tregtarët në kryeqytet mbyllën dyqanet dhe u kërkuan kolegëve të bënin të njëjtën gjë. Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve “ILNA” njoftoi se shumë biznese dhe shitës ndalën aktivitetet e tyre, edhe pse disa të tjerë i mbajtën hapur ato.
Për momentin nuk raportohet për ndërhyrje të forcave të policisë, edhe pse masat e sigurisë përreth protestës ishin të forta.
Të dielën, grupet e protestuesve ishin të kufizuara në dy tregje të lëvizshme në qendër të Teheranit, ku demonstruesit bërtitën parulla anti-qeveritare.
Valuta iraniane rial ra të dielën në 1.42 milionë kundrejt dollarit, ndërsa të hënën u këmbye me 1.38 milionë rialë ndaj valutës amerikane.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi