Maduro thirrje Trump ‘të heqë dorë nga nxitja e luftës’: Ata shpikën akuza që vetë e dinë se janë të rreme
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i bëri thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të ndalojë atë që e quajti “nxitje të paligjshme të luftës” dhe të fillojë “bisedime serioze” me administratën e tij.
Në një intervistë televizive njëorëshe, Maduro refuzoi të konfirmonte raportet për një sulm të mundshëm amerikan, i cili, nëse konfirmohet, do të ishte sulmi i parë në territorin venezuelian që kur Trump filloi një fushatë pesëmujore presioni ushtarak në gusht, raporton Guardian.
“Mund të flasim për këtë brenda pak ditësh”, i tha Maduro gazetarit spanjoll Ignacio Ramonet, ndërsa po ecte me makinë nëpër rrugët e Karakasit gjatë intervistës, me sa duket duke u përpjekur të ruante qetësinë pavarësisht presionit nga Uashingtoni, sipas gazetës britanike.
Maduro ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se ai drejton një organizatë “narko-terroriste” dhe tha se beson që qëllimi i vërtetë i SHBA-së është të marrë kontrollin e burimeve të Venezuelës, duke përfshirë naftën, arin dhe metalet e rralla.
“Meqenëse nuk mund të më akuzojnë për posedim të armëve të shkatërrimit në masë, ata shpikën akuza që vetë e dinë se janë të rreme”, tha Maduro, duke shtuar se Venezuela është gati për negociata serioze me SHBA-në, duke përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër trafikut të drogës dhe investimet amerikane në sektorin e naftës.
Intervista u transmetua pasi Trump tha se SHBA-të kishin goditur një port muajin e kaluar që ai pretendonte se përdorej nga kartelet e drogës venezueliane.
Mediat amerikane deklaruan se CIA qëndronte pas sulmit
Nëse konfirmohet, kjo do të shënonte një fazë të re në fushatën amerikane, e cila përfshin vendosjen e një flote të madhe detare, sulme ajrore kundër trafikantëve të dyshuar të drogës dhe bllokimin e cisternave të sanksionuara, sipas Guardian.
Maduro tha se nuk kishte pasur përparim të mëtejshëm që nga bisedimet me Trump më 21 nëntor, të cilat ai i përshkroi si “të përzemërta dhe respektuese”, dhe përsëri bëri thirrje për “dialog dhe diplomaci” midis Uashingtonit dhe Karakasit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta