Diaspora e Venezuelës feston rrëzimin e Maduros: Jemi të lirë

3 Janar 2026 | 19:29

Emigrantët venezuelianë në të gjithë botën shpërthyen në festime të shtunën pas rrëzimit nga pushteti të Presidentit Nicolas Maduro, i udhëhequr nga SHBA-të, qeveria e të cilit shkaktoi një nga krizat më të mëdha të emigracionit në historinë e kohëve të fundit.

Këngë dhe festime për kapjen e Maduros u dëgjuan në rrugët e kryeqytetit të Kilit, ku venezuelianët u mblodhën për të ndarë gëzimin e tyre.

“Jemi të lirë. Të gjithë jemi të lumtur që diktatura ka rënë dhe kemi një vend të lirë,” tha Khaty Yanez, një grua venezueliane që ka kaluar shtatë vitet e fundit në Kil.

“Gëzimi im është shumë i madh. Pas kaq shumë vitesh, pas kaq shumë përpjekjesh, pas kaq shumë punës, sot është dita. Sot është dita e lirisë”, shtoi bashkëkombasi i saj, Jose Gregorio.

Që nga viti 2014, rreth 7.7 milionë venezuelianë, ose 20% e popullsisë, kanë lënë vendin, të paaftë për të siguruar ushqim ose duke kërkuar mundësi më të mira jashtë vendit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin të OKB-së.

Kolumbia fqinje ka pranuar pjesën më të madhe të diasporës, rreth 2.8 milionë, ndjekur nga 1.7 milionë në Peru, sipas platformës R4V, një grup OJQ-sh rajonale që asistojnë migruesit dhe refugjatët venezuelianë.

Një grua valëvitet flamurin venezuelian, teksa njerëzit reagojnë ndaj lajmit pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se SHBA ka sulmuar Venezuelën dhe ka kapur presidentin Nicolás Maduro.

Për vite me radhë, SHBA ka qenë një strehë për venezuelianët, por gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump, shumë prej tyre janë shpallur kriminelë dhe janë detyruar të kërkojnë strehim diku tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026