Këshilli i Sigurimit i OKB-së do mbajë takim të hënën për sulmin e SHBA-së në Venezuelë
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet në një takim urgjent të hënën për të diskutuar operacionet e SHBA-së në Venezuelë, pas kapjes së presidenti të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruas së tij.
Takimi thuhet se është caktuar për në orën 10:00 të mëngjesit sipas orës lokale dhe do të përfshijë ambasadorë nga 15 vende në selinë e OKB-së në New York City, sipas Washington Examiner.
Kjo vjen pasi takimi u kërkua të shtunën nga presidenti kolumbian Gustavo Petro dhe ministri i jashtëm venezuelian Yvan Gil.
“Në përgjigje të agresionit kriminal të kryer nga qeveria amerikane kundër kombit tonë, ne kemi kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, organit përgjegjës për ruajtjen e ligjit ndërkombëtar. Asnjë sulm frikacak nuk do të mbizotërojë kundër forcës së këtij populli, i cili do të dalë fitimtar”, shkroi Gil në X.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta