Vuçiç: Aleanca mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit përbën një kërcënim për sovranitetin e Serbisë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi po përballet me një botë ku e drejta publike ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara nuk funksionojnë më.
Ai shprehu shqetësimin për armatosjen e Prishtinës teksa theksoi se kjo shkel Rezolutën 1244 të OKB-së. Vuçiç tha se një aleancë e sapoformuar midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Serbisë.
“Ne po përgatitemi për mbrojtje kundër atyre që nuk i fshehin më kërcënimet e tyre”, deklaroi Vuçiç.
Ai njoftoi plane për të forcuar njësitë speciale dhe për të dyfishuar kapacitetin ushtarak të Serbisë brenda 18 muajve. Sipas tij Serbia duhet të mbështetet te vetja, pasi asnjë fuqi e jashtme nuk do të ndërhynte për të ndihmuar nëse aktorët rajonalë do të lëviznin kundër vendit.
Ai foli gjithashtu për ndryshimet e regjistruara globale nën drejtimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Vuçiç vuri në dukje se Trump ka krijuar një agjenci të specializuar brenda Shtëpisë së Bardhë të dedikuar për të siguruar dominimin global të energjisë të SHBA-së.
Duke reflektuar mbi ngjarjet e fundit në Venezuelë dhe përmbysjen e Bashar al-Assad në Siri, Vuçiç tha se interesat globale diktohen nga nafta dhe jo nga jetët njerëzore. Sipas tij nuk ka rrezik të menjëhershëm agresioni dhe se Serbia duhet të ruajë paqen në një botë ku “asnjë rregull nuk zbatohet më”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta