Arrestimi i Maduros, Papa Leo XIV: Venezuela duhet të mbetet një vend i pavarur
“Sovraniteti i vendit duhet të mbrohet”, bëri thirrje Papa Leo XIV pas arrestimit të Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro.
Për më tepër, kreu i Kishës Katolike Romake theksoi se ” mirëqenia e popullit të dashur të Venezuelës duhet të mbizotërojë mbi çdo çështje tjetër dhe të çojë në kapërcimin e dhunës dhe miratimin e rrugëve të drejtësisë dhe paqes”.
Leo XIV bëri thirrje që Venezuela të mbetej një vend i pavarur dhe për respektimin e të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, kujtojmë që ditën e djeshme presidenti i venezuelës, Nicolas Maduro u arrestua nga forcat amerikan, një operacion i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Së bashku me Maduron u arrestua dhe bashkëshortja e tij.
Maduro akuzohet për një sërë krimesh: Komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi, përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe Konfiskim pasurie (forfeiture).
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes të së dielës, Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, mbërriti në Bazën Ajrore të Gardës Kombëtare Stewart në shtetin e Nju Jorkut për t’u dorëzuar te autoritet e drejtësisë amerikane.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta