Kërcënimet dhe akuzat e Trump, përgjigjet presidenti kolumbian: Ndalo së shpifuri për mua

5 Janar 2026 | 07:44

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro ka reaguar lidhur  me kërcënimet dhe akuzat e homologut të tij amerikan Donald Trump. Petro theksoi se emri i tij nuk shfaqet në dosjet gjyqësore për trafik droge.

Më tej ai i bëri thirrje Trump që të ndalojë së shpifuri ndaj tij. Trump u tha gazetarëve në Air Force One se një operacion ushtarak amerikan në Kolumbi, i ngjashëm me atë në Venezuelën fqinje, do të ishte një ide e mirë.

Ai akuzoi Petron për trafikim droge në Kolumbi, duke thënë se ai nuk do ta bëjë këtë për shumë gjatë. Presidenti kolumbian ka kritikuar ashpër operacionin ushtarak në Venezuelë të urdhëruar nga administrata Trump.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një rrëmbimi të pajustifikueshëm të homologut të tij venezuelian, Nicolas Maduro. Trump gjithashtu e përshkroi presidentin kolumbian si “të sëmurë” që i pëlqen të shesë drogë në Shtetet e Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026