Pasiguri në tregun e naftës pas arrestimit të Maduros, rritet çmimi

6 Janar 2026 | 11:37

Çmimet e naftës u rritën paksa të martën, ndërsa tregu peshoi pritjet për furnizim të bollshëm global këtë vit kundrejt pasigurisë rreth prodhimit të naftës bruto të Venezuelës, pas kapjes së Presidentit Nicolas Maduro nga SHBA-të.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 0.5 për qind, ose 30 cent, në 62.06 dollarë për fuçi deri në orën 09:30 GMT, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate ishte në 58.57 dollarë për fuçi, duke u rritur me 0.4 për qind, ose 25 cent.

“Është e parakohshme të vlerësohet ndikimi i kapjes së Nicolas Maduros në bilancin e naftës. Megjithatë, ajo që duket e qartë është se furnizimi me naftë do të jetë i mjaftueshëm në vitin 2026, me ose pa një rritje të prodhimit nga anëtari i OPEC-ut”, tha për agjencinë e lajmeve analisti i PVM Oil, Tamas Varga.

Presioni mbi çmimet mund të përkeqësohet nga rrëmbimi i Maduros, duke rritur shanset për t’i dhënë fund embargos amerikane ndaj naftës venezueliane dhe potencialisht duke çuar në një prodhim më të lartë.

“Ne vlerësojmë vetëm 300,000 fuçi në ditë furnizim shtesë brenda dy deri në tre viteve të ardhshme me shpenzime të kufizuara shtesë. Disa nga këto mund të financohen organikisht nga kompania shtetërore e naftës venezueliane, PDVSA, por kapitali ndërkombëtar do të duhet të angazhohet për të bërë të mundur 3 milionë fuçi në ditë ,deri në vitin 2040”, tha Janiv Shah, analist në Rystad.

Administrata Trump planifikon të takohet me drejtuesit e naftës amerikane këtë javë për të diskutuar rritjen e prodhimit të naftës venezueliane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026