Zjarri me 40 viktima në Zvicër, lokali nuk ishte inspektuar që nga viti 2019
Kryebashkiaku i qytetit të Crans-Montanës, Nicolas Ferro pranoi këtë të martë se ka pasur mungesë të kontrolleve të sigurisë që nga viti 2019 në barin zviceran që u përfshi nga flakët natën e Vitit të Ri, duke rezultuar në vdekjen e 40 personave.
“Na vjen shumë keq. Nuk kishim asnjë tregues se kontrollet nuk ishin kryer”, u tha gazetarëve kryebashkiaku.
Ai shtoi se shkuma izoluese e zhurmës e përdorur në barin “Le Constellation” konsiderohej e pranueshme në atë kohë. Prokurorët thanë se zjarri që u përhap me shpejtësi në orët e para të 1 janarit nga fishekzjarrët në tavanin e bodrumit të barit.
Ndërkohë të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit në tragjedinë e Crans Montana janë identifikuar. Në total janë 40 viktima dhe 116 të plagosur.
Policia tha se numri i të plagosurve, i raportuar më parë në 119, u rishikua në 116 pasi tre persona të shtruar në urgjencë atë natë iu shtuan gabimisht viktimave të klubit.
Policia shtoi se të plagosurit përfshijnë 68 zviceranë, 21 francezë, 10 italianë, katër serbë, dy polakë, një belg, një portugez, një çek, një australian, një boshnjak, një nga Republika Demokratike e Kongos, një nga Luksemburgu, si dhe katër me shtetësi të dyfishtë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta