Ndihmësi i Trump: Askush s’do luftonte me SHBA për të ardhmen e Grenlandës
Një nga ndihmësit e lartë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar kërcënimin e Uashingtonit për të marrë Grenlandën, duke deklaruar se askush nuk do t’i sfidonte ushtarakisht Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e territorit autonom danez.
Në një intervistë, zëvendësshefi i stafit të Trump për politikat, Stephen Miller, tha se ishte “qëndrim formal i Uashingtonit… që Groenlanda duhet të jetë pjesë e SHBA-së”.
Komentet e tij pasuan thirrjen e ripërtërirë të presidentit amerikan që ishulli strategjik dhe i pasur me minerale i Arktikut të vihet nën kontrollin e Uashingtonit, pas operacionit ushtarak të fundjavës në Venezuelë që rezultoi në kapjen e Nicolás Maduro-s.
Miller vuri në dyshim të drejtën e Danimarkës për të “kontrolluar” Groenlandën, e cila është pjesë e mbretërisë së saj.
“Pyetja e vërtetë është se çfarë të drejte ka Danimarka për të ushtruar kontroll mbi Groenlandën? Cila është baza e pretendimit të tyre territorial? Cila është baza e tyre për ta pasur Groenlandën si koloni të Danimarkës?” tha Miller.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta