Nis greva mbarëkombëtare në Greqi, fermerët bllokojnë pa afat tregjet

7 Janar 2026 | 09:27

Prodhuesit dhe shitësit grekë këtë të mërkurë kanë nisur protestat e tyre para Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit Kombëtar. Gjithashtu nga e mërkura nis greva mbarëkombëtare ku do të bllokohen tregjet e fruta perimeve.

Fermerët janë kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe barrës tatimore. Kërkesat kryesore përfshijnë uljen e kostove të prodhimit për fermerët, heqjen e taksimit shtesë prej 10%, si dhe ndryshime në faturën elektronike të ngarkesës.

Federata Pan-Atike e Sindikatave të Shitësve të Tregjeve Fermere , POSPLA njoftoi programin tre-ditor të grevës që fillon sot, më 7 janar. Sipas një postimi në rrjetet sociale, programi i mobilizimeve fillon të mërkurën me një tubim në Sheshin Syntagma dhe një marshim drejt Ministrisë së Financave në Rrugën Nikis.

Të enjten, më 8 janar, është planifikuar një tubim në portën kryesore të Tregut të Perimeve në Rentis, në orën 08:00, ndërsa të premten, më 9 janar, do të zhvillohet një marshim në Kifissos dhe Lenormand. Ky marshim ka destinacion pikat e pagesës së Afidnës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026