Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës kërkojnë takim urgjent me Marco Rubion

7 Janar 2026 | 13:47

Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen dhe homologia e tij nga Groenlanda, Vivian Motzfeldt po kërkojnë një takim urgjent me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Kjo kërkesë vjen pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump se Groenlanda është plot me anije kineze dhe ruse dhe se Danimarka është e paaftë të mbrojë Groenlandën. Sipas tij Groendlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Rasmussen pas takimit pas takimit me homologen e tij tha se SHBA-të po jepnin një përfaqësim të rremë të asaj që po ndodhte në Groenlandë.

“Imazhi që po krijohet për anijet ruse dhe kineze brenda Nuuk dhe investimet masive kineze që po bëhen nuk është i saktë”, tha ai.

Situata sipas tij është keqinterpretim dhe se ata po kujdesen për mbretërinë. Edhe ministri i mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen kundërshtoi pretendimet e SHBA-së se vendi nuk po bënte mjaftueshëm për të mbrojtur Groenlandën.

“Ne kemi investuar afër 100 miliardë korona daneze në kapacitete sigurie”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026