Rubio: SHBA-të janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje për të marrë përsipër naftën venezueliane

7 Janar 2026 | 19:32

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje mbi “naftën e tyre që është bllokuar në Venezuelë” dhe shitjen e saj në treg me çmimet e tregut.

Rubio konfirmoi sekuestrimin e dy cisternave të naftës dhe tha se autoritetet e përkohshme venezueliane ranë dakord që nafta nga njëra prej anijeve “do të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje” , sipas CNN.

“Ata e kuptojnë se e vetmja mënyrë që mund të transportojnë naftë dhe të gjenerojnë të ardhura pa përjetuar kolaps ekonomik është nëse bashkëpunojnë dhe punojnë me Shtetet e Bashkuara”, u tha Rubio gazetarëve në Capitol Hill pasi foli me senatorët rreth Venezuelës.

Rubio tha se SHBA-të do të marrin “midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë” nga Venezuela.

“Ne do ta shesim në treg me çmimet e tregut, jo me zbritjet që merrte Venezuela. Ato para do të trajtohen më pas në mënyrë që të kontrollojmë se si shpërndahen në një mënyrë që i sjell dobi popullit venezuelian, jo korrupsionit, jo regjimit”, tha Rubio.

Ai shtoi se SHBA-të kanë një plan me tre hapa për Venezuelën , i cili do të fillojë me stabilizimin e vendit pasi forcat amerikane kapën udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro më 3 janar, mbikëqyrjen e rimëkëmbjes së vendit dhe më në fund tranzicionin.

“Ne nuk duam që (vendi) të bjerë në kaos. Faza e dytë do të jetë faza që ne e quajmë rimëkëmbje, e cila synon të sigurojë që kompanitë amerikane, perëndimore dhe të tjera të kenë akses në tregun venezuelian, në një mënyrë të drejtë”, tha Rubio.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026