Tha se do ta arrestonte si Maduron, Trump plane për tu takuar me presidentin kolumbian në Shtëpinë e Bardhë

8 Janar 2026 | 08:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të mërkurën se planifikon të mirëpresë homologun e tij kolumbian, Gustavo Petro në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen e afërt.

Deklarata erdhi menjëherë pas bisedës së parë telefonike midis dy krerëve të shteteve, e cila u zhvillua pas kërcënimeve të përsëritura të Trump për veprime të mundshme ushtarake në Kolumbi.

Biseda zgjati rreth 15 minuta dhe u zhvillua me një ton të qetë.

“Petro telefonoi për të shpjeguar situatën në lidhje me drogën dhe mosmarrëveshjet e tjera që kishim”, tha Trump në platformën Truth Social.

Presidenti amerikan shtoi se mezi pret të takohej personalisht me homologun e tij kolumbian. Trump e ka akuzuar vazhdimisht Petron përmes medias dhe rrjeteve sociale, ndërsa presidenti kolumbian ka kritikuar veprimet ushtarake amerikane në rajon dhe është ankuar se Shtetet e Bashkuara rrëmbyen presidentin venezuelan Nicolas Maduro pa bazë ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026