Trump: Kina mund të ndërmarrë veprime ushtarake në Tajvan kur në SHBA të jetë një president tjetër

9 Janar 2026 | 09:30

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka komentuar deklaratat e homologut të tij kinez, Xi Jinping lidhur me Tajvanin. Trump në një intervistë me New York Times u shpreh se gjithçka varet nga Kina se çfarë do të bëjë në Tajvan.

I pyetur nëse beson se sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës krijon një “precedent” që Pekini mund të dëshirojë ta shfrytëzojë, Trump u përgjigj se Kina e konsideron Tajvanin pjesë të saj.

“Xi Jinping e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës dhe varet nga ai se çfarë bën”, tha Trump.

Ai shtoi se ka kontaktuar me homologun e tij dhe i ka shprehur se nuk do të ishte i kënaqur nesë Kina do të kryente ndonjë veprim në Tajavan.

“Por e informova se do të isha shumë i pakënaqur nëse ai do ta bënte këtë dhe nuk mendoj se do ta bëjë. Shpresoj që të mos e bëjë”, shtoi ai.

Trump vlerësoi gjithashtu se Xi mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Tajvanit por vetëm kur në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një president tjetër.

“Nuk mendoj se ai do ta bëjë këtë me mua si president të SHBA-së”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026