U zhduk në det, gjendet trupi i pajetë i emigrantes 7-vjeçare në Greqi

9 Janar 2026 | 12:03

Disa ditë pasi u zhduk në det është gjetur trupi i pajetë i një emigrante 7-vjeçare në Greqi. Trupi i të miturës u gjet i dekompozuar në Samos.

Roja Bregdetare bëri me dije se trupi u identifikua dhe se i përkiste një 7-vjeçareje nga Sudani. Ajo kishte rënë në ujë nga një varkë që mbante emigrantë të paligjshëm ditën e Krishtlindjeve.

Ishte nëna e të miturës e cila arriti ta identifikonte përmes rrobave që vajza kishte veshur në ditën fatale. Trupi u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Samos për të kryer autopsinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

Nuk është më thjesht verë. Është një rreth i zjarrtë që ka mbërthyer Europën nga jugu në veri, duke thyer çdo rekord historik dhe duke...
14:32 | 27/06/2026

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane

Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten me një tarifë prej 100 për qind për vendet evropiane që vendosin taksa për shërbimet dixhitale mbi korporatat amerikane....
13:10 | 27/06/2026

Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet

Autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia kanë shpallur një “situatë emergjente” në një përpjekje për të lehtësuar pasojat e sulmeve ajrore në rritje të...
08:45 | 27/06/2026