Von der Leyen në Damask, takim me presidentin sirian: Evropa do të mbështesë rindërtimin e vendit
Presidenti sirian, Mohammed al-Sharaa ka pritur këtë të premte në Damask presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen po viziton rajonin së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
“Sot në Damask me Anthony Costa-n. Pas dekadash frike dhe heshtjeje, sirianët kanë nisur një udhëtim të gjatë drejt shpresës dhe ripërtëritjes.
“Evropa do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Sirisë”, shkroi ajo në një postim.
Takimi me presidentin sirian zhvillohet në një kohë kur përleshjet me forcat militante kurde kanë ndodhur në Aleppo, qytetin e madh në veri të vendit, ditët e fundit.
Të enjten, në një deklaratë të përbashkët pas takimeve të tyre në Aman, BE-ja dhe Jordania u zotuan se do të vazhdojnë të punojnë për të mbështetur një tranzicion paqësor dhe gjithëpërfshirës në Siri.
Vendi është përfshirë në një tranzicion delikat që kur pas rrëzimit nga pushteti i Bashar al-Assad një vit më parë, pas një lufte civile gati 14-vjeçare.
Bashkimi Evropian hoqi më 20 maj të gjitha sanksionet ekonomike që kishte vendosur nën regjimin e Asadit. Disa komisionerë evropianë kanë udhëtuar tashmë në Damask që nga rënia e Asadit, çdo herë duke njoftuar programe të ndryshme ndihme për vendin që është shkatërruar pas viteve të tëra lufte.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet