Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë dëshirën e SHBA-së për të kontrolluar territorin tonë

12 Janar 2026 | 16:07

Qeveria e Groenlandës ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të komenteve të fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në lidhje me territorin e saj. Groenlanda ka këmbëngulur se nuk mund ta pranojë në asnjë rrethanë dëshirën e SHBA-së për të marrë përsipër territorin e saj.

Deklarata theksoi se Groenlanda është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye mbrojtja e Groenlandës duhet të bëhet përmes saj.

“Bazuar në deklaratën shumë pozitive nga 6 shtetet anëtare të NATO-s në lidhje me Groenlandën, Qeveria e Groenlandës do të shtojë përpjekjet e saj për të siguruar që mbrojtja e Groenlandës të zhvillohet nën kujdesin e NATO-s.

Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë një interes të përbashkët në mbrojtjen e Grenlandës, dhe koalicioni qeveritar në Grenlandë do të punojë me Danimarkën për të siguruar që dialogu mbi mbrojtjen në Grenlandë dhe zhvillimi i saj të zhvillohet brenda kornizës së bashkëpunimit të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se koalicioni qeveritar beson se Groenlanda do të jetë përgjithmonë pjesë e aleancës perëndimore të mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026