Dietat e indigjenëve që jetojnë në Amazonë, çelësi për jetë të gjatë e të shëndetshme

7 Qershor 2021 | 08:26

Një studim i ri ka zbuluar se truri në popujt indigjenë që jetojnë në Amazonë plaket 70% më ngadalë se truri në popullsitë perëndimore.

Eksperimenti i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC) zbuloi se indigjenët që jetojnë në Amazonë përjetojnë më pak degjenerim të trurit se popullsia e Amerikës apo Europës dhe kjo për shkak të dallimeve të konsiderueshme në stilin e jetës.

A mundet që një dietë me bazë bimore ta mbajë kapacitetin e trurit tonë të qëndrueshëm gjatë gjithë periudhës së plakjes?

Shpjegimi për qëndrueshmërinë e trurit te popullsia indigjene mund të jetë te dieta dhe aktiviteti fizik. Shkencëtarët i dhanë merita, si ushqimit të popullit në Amazonë i cili është i pasur me fibra dhe me pak yndyrna të ngopura, ashtu dhe jetës së tyre aktive.

Megjithëse zona ka pak qasje në kujdesin shëndetësor modern, kjo është e ekuilibruar me stilin e tyre të jetesës, e kundërta e mënyrës së jetës në perëndim.

“Stili ynë i jetesës sedentare dhe dieta e pasur me sheqerna dhe yndyrna mund të jetë duke përshpejtuar humbjen e indeve të trurit me moshën dhe duke na bërë më të prekshëm ndaj sëmundjeve të tilla si Alzheimer”, – theksoi autori i studimit, Hillard Kaplan, një profesor i ekonomisë shëndetësore dhe antropologjisë i cili ka studiuar në Amazonë për gati dy dekada.

Dieta e popullsisë në Amazonë

Në vitin 2017 “dieta e Amazonës” besohej të ishte një rrugë e besueshme për ruajtjen e shëndetit të zemrës. Kjo u konfirmua në një studim paraprak ku nga çdo popullatë e njohur për shkencën, indigjenët në Amazonë ishin të vetmit me prevalencën më të ulët të aterosklerozës koronare, me shumë pak faktorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Dieta shtyn në një konsum të lartë kalorish të bimëve, proteinave dhe karbohidrateve të papërpunuara, në të cilat vetëm 8% blihen jashtë vendit.

Indigjenët mund të shërbejnë si shembull për plakjen e shëndetshme të trurit, ndërsa besohet se e njëjta mundësi vlen dhe për popullsitë në Europë apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse përfshijnë këtë lloj modeli në mënyrën e tyre të jetës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026