Trump: Do të largojmë “kërcënimin rus” nga Greonlanda
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Danimarka nuk ka arritur të bëjë asgjë për të larguar “kërcënimin rus” nga Grenlanda, dhe shtoi: “Tani ka ardhur koha, dhe do të bëhet!!!”
“NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet: ‘Duhet të largoni kërcënimin rus nga Grenlanda.’ Fatkeqësisht, Danimarka nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për këtë,” shkroi Trump në një postim në rrjetin social që ai zotëron, të quajtur Truth Social.
Shtëpia e Bardhë dhe ministria e jashtme e Danimarkës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters për koment.
Trump ka insistuar vazhdimisht se nuk do të kënaqet me asgjë më pak se pronësinë e Grenlandës, një territor autonom i Danimarkës.
Udhëheqësit e Danimarkës dhe Grenlandës kanë pohuar se ishulli nuk është për shitje dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.
Të shtunën, Trump premtoi të zbatojë një valë tarifash gjithnjë e më të larta ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Grenlandën.
Trump ka thënë se pranisë në rritje të Kinës dhe Rusisë i jep Grenlandës një rëndësi të madhe për interesat e sigurisë së SHBA-së. Zyrtarët danezë dhe të tjerë evropianë kanë theksuar se Grenlanda tashmë mbrohet nga pakti kolektiv i sigurisë i NATO-s.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset