Siri: Përleshje të reja midis forcave qeveritare dhe kurdëve pavarësisht armëpushimit të një dite më parë

19 Janar 2026 | 14:22

Përleshje të reja midis forcave të Damaskut dhe luftëtarëve kurdë janë regjistruar orët e fundit në Siri, pavarësisht marrëveshjes së së dielës për një armëpushim midis dy palëve.

Forcat qeveritare njoftuan se po zhvilloheshin luftime me forcat kurde dhe “mbetjet e regjimit të Bashar Al-Assad”, të cilët “kërkojnë të përmbysin marrëveshjen”. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane, tre ushtarë u vranë .

Sipas luftëtarëve kurdë, përleshjet me forcat qeveritare siriane po zhvillohen pranë një burgu ku mbahen anëtarët e ISIS-it në periferi të qytetit të Rakas , në pjesën veriore të vendit.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) i përshkruan përleshjet si një “zhvillim jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe thanë se kapja e burgut nga forcat qeveritare “mund të ketë pasoja serioze për sigurinë, të kërcënojë stabilitetin dhe të hapë rrugën për një kthim në kaos dhe terrorizëm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026