Tre sulme nga peshkaqenët brenda 2 ditësh në Sydney, 20-vjeçari në gjendje kritike

19 Janar 2026 | 19:01

Tre sulme nga peshkaqenë janë regjistruar në një plazh të Sydney në Australi brenda vetëm dy ditësh. Nga sulmi i fundit ka mbetur i plagosur rëndë një surfist 20-vjeçar. I riu pësoi lëndime të rënda në këmbë dhe është shtruar në spital në gjendje kritike.

Ai u nxor nga uji nga kalimtarët të cilët ofruan ndihmën e parë para se të mbërrinin shërbimet e emergjencës në një plazh në veri të Sydney. Të gjitha plazhet në pjesën veriore të qytetit janë mbyllur për publikun deri në njoftim të mëtejshëm.

Disa orë para këtij sulmi, një peshkaqen shkëputi një copë të madhe nga dërrasa e një surferi të ri rreth 4 kilometra më në veri përgjatë bregdetit.

Djali, rreth dhjetë vjeç, nuk u lëndua, por plazhi u mbyll menjëherë pas sulmit. Të dielën, më 18 janar, një djalë 12-vjeçar u plagos rëndë nga një peshkaqen ndërsa notonte në Portin e Sydney. Ai u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Fëmijëve të Sydneyt.

Më shumë se 1,280 incidente sulmesh nga peshkaqenë në Australi janë regjistruar që nga viti 1791, nga të cilat të paktën 250 kanë qenë fatale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026