Trump bisedë telefonike me sekretarin e NATO-s, ndan edhe mesazhin e dërguar nga Rutte për Groenlandën

20 Janar 2026 | 09:14


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të hënën ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në lidhje me Groenlandën. Trump e ka cilësuar bisedën si shumë të mirë dhe se ranë dakord për një takim në Davos të Zvicrës, gjatë Forumit Ekonomik Botëror.

Ai nuk specifikoi se cilat palë do të marrin pjesë në këtë takim. Trump gjithashtu postoi në Truth Social një mesazh që kishte marrë nga Rutte i cili i thekson se është i përkushtuar për të gjetur një rrugë zgjidhje për çështjen e Groenlandës.

“Z. President, i dashur Donald, ajo që keni arritur sot në Siri është e pabesueshme. Do t’i përdor paraqitjet e mia në media në Davos për të nxjerrë në pah punën tuaj atje, në Gaza dhe në Ukrainë.

Jam i përkushtuar për të gjetur një rrugë përpara për Groenlandën. Pres me padurim t’ju takoj. Me respekt, Mark”, shkruhet në mesazhin e Rutte të publikuar nga Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026