Guterres nuk do të udhëtojë në Davos për Forumin Ekonomik, shkak gjendja shëndetësore
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres nuk do të jetë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Një zëdhënës njoftoi se Guterres ka marrë ftohjeje të rëndë.
“Sekretari i Përgjithshëm për fat të keq do të duhet të anulojë pjesëmarrjen e tij në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i cili ishte planifikuar për të mërkurën, sepse ka marrë një ftohje të rëndë”, tha Rolando Gomes në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Pas një ndalese në Londër të shtunën, Guterres fluturoi për në Zvicër për t’u takuar me përfaqësuesit e tij të posaçëm dhe të dërguarit që merrnin pjesë në takimin e tyre vjetor.
Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se do të udhëtonte për në Davos vetëm nëse dokumentet mbi garancitë e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe një plan prosperiteti ishin gati për t’u nënshkruar atje.
Zelensky , i cili pritej të merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të martën, tha se iu desh të qëndronte në Kiev për të ndihmuar në përballimin e pasojave të një sulmi të madh ajror rus gjatë natës që ndërpreu ngrohjen në rreth 50% të ndërtesave të banimit në qytet.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta