Eurodeputeti danez shan Trump në gjuhën e tij, deklarata e tij bëhet virale
Një deklaratë e fortë në Parlamentin Evropian ka shkaktuar reagime, pasi eurodeputeti danez Anders Vistisen iu drejtua drejtpërdrejt presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me situatën rreth Groenlandës, duke përdorur një gjuhë të ashpër që, sipas tij, ishte “ajo që Trump do ta kuptonte”.
Gjatë fjalës së tij, Vistisen përdori një shprehje fyese ndaj Trumpit, por u ndërpre menjëherë nga drejtuesi i seancës, i cili i kujtoi se përdorimi i një gjuhe të tillë bie ndesh me rregulloren e Parlamentit Evropian.
“Zoti president, po jua them në një gjuhë që ju ta kuptoni: Ik P**dhu (Fuck off)”, i ka thënë Vistisen Trumpit nga foltorja më e rëndësishme e Evropës.
Megjithatë, pavarësisht ndërprerjes, mesazhi politik u konsiderua i qartë: eurodeputeti danez shprehu kundërshtimin e fortë ndaj çdo ideje apo presioni të SHBA-ve për Groenlandën, duke riafirmuar qëndrimin e Danimarkës dhe të një pjese të përfaqësuesve evropianë për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara diplomatike, pas rikthimit në vëmendje të pretendimeve të Trumpit për interes strategjik ndaj Groenlandës, çështje që ka shkaktuar debat dhe reagime të forta në Evropë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta