Trajneri Arne Slot bën humor: Xabi Alonso më telefonoi dhe më tha se do të vinte të merrte drejtimin e ekipit
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, bëri shaka në lidhje me thashethemet që e lidhin Xabi Alonson me zëvendësimin e tij, duke thënë se trajneri spanjol e telefonoi dhe i tha se do të punësohej pas gjashtë muajsh.
Holandezi, i pyetur pas performancës së dobët të Reds në gjysmën e parë të sezonit, u pyet edhe për situatën e Xabi Alonsos dhe marrëdhënien e tij të ngushtë me Liverpoolin, pas largimit të tij nga Real Madridi disa ditë më parë.
“Po, po, më telefonoi dhe më tha: ‘Çfarë mendon për ekipin, sepse unë do të vi atje pas gjashtë muajsh?’”, tha Slot duke qeshur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Marsejës dhe Liverpoolit.
“Ose ndoshta edhe më shpejt, ndoshta nesër”, vazhdoi shakaja e holandezit. Pastaj, me një ton më serioz, Slot tha se ishte një nga pyetjet “më të çuditshme” që kishte marrë ndonjëherë.
“Nuk di çfarë të të them. Kam qenë këtu për pak më shumë se një vit, më pëlqen shumë puna ime, fitova Premier League vitin e kaluar, dhe këtë vit po kalojmë pak më vështirë. Nuk di çfarë tjetër të të them”, u përgjigj më në fund Slot.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut