Mbrojtësi francez Hernandez dhe partnerja e tij, nën hetim për trafikim të qënieve njerëzorr
Prokurorët francezë po hetojnë mbrojtësin e Paris Saint Germain dhe Francës, Lucas Hernandez, dhe partneren e tij pas akuzave për trafikim qeniesh njerëzore dhe punësim të paligjshëm nga një familje kolumbiane, tha një burim gjyqësor të mërkurën.
Dyshja mohoi çdo shkelje, duke thënë se vepruan me mirëbesim dhe mirësi, por ishin manipuluar.
Kampioni i botës, Hernandez dhe bashkëshortja e tij akuzohen për “trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim”, teksa e gjithë kjo ka nisur nga pretendimet e një familjeve kolumbiane e përbërë nga 5 anëtarë.
Sipas avokates së familjes, Hernandez dhe partnerja e tij Victoria Triay i punësuan ata pa statusin përkatës ligjor dhe i kishin bërë të punonin deri në 82 orë në javë pa ditë pushimi. Hernandez dhe Triay i mohojnë me forcë akuzat dhe thonë se janë “tradhtuar”.
Vajza e familjes i tha gazetës franceze Paris Match se Triay e kontaktoi ndërsa punonte si infermiere në Kolumbi. Triay dyshohet se i ka ofruar asaj një punë dhe i ka ‘premtuar’ dokumentacion zyrtar që do ta lejonte ligjërisht të punonte brenda gjashtë muajve.
Por vajza, së cilës më vonë iu bashkuan nëna, babai dhe dy vëllezërit e saj, pretendoi se kjo nuk u bë kurrë e mundur dhe se ata iu nënshtruan kushteve të rënda të punës, të cilat i bënë të merrnin kompensim ‘të pamjaftueshëm’.
Pretendimet tani po hetohen nga zyra e prokurorit të Versajës.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet