Tregjet financiare mirëpresin marrëveshjen e Trump, rriten treguesit në Evropë e Azi
Tregjet financiare globale u rritën të enjten pasi presidenti Donald Trump u tërhoq nga plani për vendosjen e tarifave për shkak të Groenlandës.
Investitorët reaguan të gëzuar nga shtensionimi i situatës, pavarësisht se detajet mbi marrëveshjen e afërt të paralajmëruar nga presidenti amerikan për ishullin danez ishin të pakta.
Kështu, pak pas hapjes, treguesi i këmbimit në bursën franceze CAC ishte 1.31 për qind më i lartë, në gjermanen DAX ishte 1.23, në Spanjë 1.05, ndërsa në Itali 0.97 për qind. Edhe në bursat britanike treguesit u rritën me 0.76 dhe 1.15 për qind.
Optimizmi në Evropë pasqyroi lëvizjet në tregjet aziatike, me treguesin e bursës japoneze Nikkei që u rrit me 1.73 për qind, i ndjekur nga ai i bursës kineze dhe ai i asaj australiane, që u rritën përkatësisht me 0.14 dhe 0.7 për qind.
Në bursat e tjera aziatike, si ajo e Hong Kongut, rritja ishte më modeste prej 0.1 për qind; ndërsa në atë të Koresë së Jugut rritja ishte 0.87 për qind.
Në 12 muajt e fundit, bursa në fjalë, e njohur si Kospi ka rezultuar me performancën më të suksesshme, e nxitur edhe nga avancimi i Inteligjencës Artificiale, duke qenë se Koreja e Jugut është vend prodhues i qarqeve elektronike të kompanisë “Samsung” dhe “SK Hynix”.
Në ditët e ardhshme, tregjet do të shohin detajet e marrëveshjes së Trump për Groenlandën, edhe pse Danimarka ka përsëritur se sovraniteti i ishullit të saj nuk negociohet.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi